“Lajthitja” e guvernatorit amerikan: Njerëzit me ngjyrë janë armiq!

27/08/2016 00:00

Guvernatori i Meinit në Shtetet e Bashkuara ka tronditur opinionin publik pasi ka deklaruar se njerëzit me ngjyrë janë armiqtë e shtetit të tij dhe lë të kuptohet se ata duhen qëlluar.

Duke folur për përpjekjet e Meinit për të luftuar shpërndarjen e drogës, Paul LePage deklaroi se, “armiqtë në këto momente janë njerëzit me ngjyrë ose ata me origjinë hispanike”.

“Kur shkon në luftë dhe armiku vishet me të kuqe ndërsa ti me blu, atëherë t’i i qëllon të kuqit”, tha guvernatori. Menjëherë pas deklaratës figurat kryesore të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje atij që të japë dorëheqjen.

LePage i bëri komentet e tij në një konferencë për shtyp ku po përpiqej të sqaronte disa deklarata të ngjashme të bëra më parë lidhur me problemin e drogës, për të cilin fajësonte banda zezakësh të ardhur nga Nju Jorku dhe Konektikati.

“Ata vijnë këtu, shesin heroinën e tyre dhe pastaj kthehen në shtëpi. Aksidentalisht, në gjysmën e rasteve lënë shtatëzënë edhe ndonjë vajzë të bardhë para se të largohen”, tha guvernatori.

Deklarata e zyrtarit të lartë është “paksa” e rëndë duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një president me ngjyrë.

Top Channel