Chelsea ofron 35 milionë euro për Romagnolin

25/08/2016 00:00

Chelsea ka zyrtarizuar ofertën e tij për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli. Sipas mediave sportive italiane, “Blutë” e Londrës ofrojnë 35 milionë euro plus bonuset për shërbimet e qendërmbrojtësit.

Tashmë, kjo ofertë do të vlerësohet nga Fininvest dhe Marco Fassone, administratori i deleguar i pronarëve kinezë të Milanit.

Nëse klubi kuqezi nuk e pranon ofertën për lojtarin të cilin vitin e kaluar e bleu për 25 milionë euro, atëherë Chelsea do të kërkojë shërbimet e mbrojtësit serb të Torinos, Maksimovic.

Top Channel