De Rossi i kuq! 14 kartonë dhe shumë pak kapiten

24/08/2016 00:00

Roma i tha lamtumirë Ligës së Kampionëve, por gjurma më e madhe që la skuadra verdhekuqE ishte kartoni i kuq që Daniele De Rossi, i mbiquajtur ‘kapiteni i së ardhmes’ mori që në pjesën e parë. Kartoni i kuq i 14 në karrierën e tij dhe i 12 direkt.

Ishte viti 2004 kur De Rossi, në atë kohë 21 vjeç u ndëshkua me të kuqe në takimin me Leverkusen. Në të njëjtin sezon ai mori dhe dy të kuqe të tjera, në distancë prej 3 ditësh nga njëra tjetra, në kampionat dhe Champions.

Në vitin 2006 nervozoi edhe trajneri Spaleti, kur që në minutën e 27-të të pjesës së parë kundër Bryzh u largua për një faull të rëndë. Aftësia e De Rosit për ti bërë dëm shokëve të skuadrës u verifikua edhe në finalet e kampionatit botëror, kur bërryli i tij u ngjesh në fytyrën e amerikanit Mekbrajd. Komisioni i disiplinës e ndëshkoi me 4 ndeshje pezullim, edhe pse Lipi e mori edhe në finale.

Ndërhyrje të rënda, grushtE apo topa të shkelmuar në nervozizëm. Karriera e De Rosit është e mbushur me episode të tilla. Në 2011 një bërryl në fytyrën e Sërnës së Shaktar, në një dyluftim pa top, e la jashtë fushe për 3 ndeshje pas provës televizive.

Të njëjtin gabim e përsëriti në 2012, sërish pa top, i plasi një grusht në fytyrë Maurit. Ishte derbi me Lacios, që fitoi 3-2. Një faull i rëndë në dëm të Kielinit në 2014 u shoqërua me një tjetër të kuqe direkte. Në më shumë se një rast De Rosi është ndëshkuar bashkë me një tjetër shok të skuadrës, ose është pezulluar nga prova televizive.

Seria e të kuqve vijoi edhe me ekipin kombëtar në vitin 2015, në ndeshjen kundër Bullgarisë: gol me penallti dhe më pas karton i kuq për reagim ndaj kundërshtarit. Dhe e fundit mbrëmjen e së martës, kundër Maksi Pererës, me një eliminim që e skuq shumë De Rosin, por dhe Romën.

Top Channel