Paraolimpiada, përjashtohen atletët rusë

23/08/2016 00:00

Lojërat olimpike të Rios i lanë vendin Paralimpiadës, eventi sportiv ku garojnë atletët me paaftësi fizike.

Por këto lojëra nuk do të nisin pa probleme. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që refuzoi kërkesën e Rusisë për të shfuqizuar pezullimin e federatës ruse në këto sporte, ka shkaktuar zemërimin e Moskës.

Reagimi i Rusisë ka arritur deri në nivelin e kryeministrit, Dmitry Medvedev. Duke komentuar atë, ai e quajti 80 përqind një vendim politik dhe cinik për të gjithë atletët paralimikë të botës.

“Bëhet fjalë për një vendim të përzier dhe të pështirë, ku 80 përqind arsyet janë politike dhe vetëm 20 përqind për shkak të dopingut”, tha ai.

Rusia akuzon federatat ndërkombëtare sportive dhe gjykatat për ndjekjen e një strategjie kundër sportit rus.

Top Channel