Sportistët me tituj kalorsiakë, mbretëresha Elisabeth do nderojë britanikët e Rios

22/08/2016 00:00

Ekipi Olimpik i Britanisë së Madhe i kaloi tërë pritshmëritë në Lojërat e Rio-s, duke u renditur i dyti, përpara Kinës, Rusisë dhe Australisë, duke marrë 67 medalje, dy më shumë, sesa në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012.

Disa nga 27 sportistët që morën medalje ari, pritet të nderohen me titujt kalorsikë “Sir” ose “Dame”, ndërkohë fitues të tjerë do të marrin titullin tjetër kalorsiak, Anëtar i Perandorisë Britanike. Nuk ka numër tavan për nderimet që mund t’i bëhen ekipit Olipmik britanik dhe trajnerëve të tyre, ka deklaruar zëdhënësja e kryeministres Theresa May.

Ajo kërkon që të njihet suksesi i sportistëve pas një “dyjavëshi të jashtëzakonshëm” në Brazil.

Sportistët, si atleti i distancave të mesme, Mo Farah, pas përsëritjes së dy medaljeve në Londër dhe Rio, mund të marrë titullin “Sir”. Të njëjtin titull mund ta marrin tenisti “Any Murray”, apo çifti i çiklistëve të fejuar tashmë, Jason Kenny dhe Laura Trott, të cilët së bashku, kanë marrë më shumë medalje se shumica e vendeve që konkurronin në Rio.

Po ashtu, në radhë për tituj kalorsiakë janë vëllezërit atletë të tregarëshit Alistair dhe Jonny Brownlee, apo lojtarja e golfit Justin Rose, e cila u bë kampionia e parë olimpike pas një shekulli. Emrat e të nominuarve shqyrtohen nga komitetet relevante të çmimeve dhe nderimeve dhe verifikohen nga departamente të ndryshme të qeverisë britanike, përpara se të aprovohen nga Mbretëresha Elisabet.

Top Channel