Turneu i Sinsinatit, Murray dhe Cilic përballen në finale

21/08/2016 00:00

Andy Murray vazhdon të shfaqet në një formë të shkëlqyer. Tenisti britanik arriti të thyejë Milos Raonic për të siguruar një vend në finalen e turneut Masters të Sinsinatit.

Murray, numri 2 i botës ishte dominues në ndeshjen e tij ndaj kanadezit, të cilin e kishte mundur edhe në finalen e Uimbëlldonit, teksa e fitoi atë 2-0 (6-3 dhe 6-3).

Kundërshtari i Andy Murray në finalen e turneut amerikan do të jetë Marin Cilic. Tenisti kroat eliminoi në gjysmëfinale Grigor Dimitrov, të cilin e mundi me rezultatin 2-1. Bullgari Dimitrov e nisi mjaft mirë takimin, teksa fitoi setin e parë 6-4. Por Cilic arriti të kthejë situatën në favorin e tij, duke fituar setin e dytë 6-3 dhe më pas atë final me rezultatin 7-5.

Myrray dhe Cilic do të luajnë ndaj njëri-tjetrit për të 14-n herë. Në 13 përballjet e para, bilanci është krejtësisht në favor të britanikut, i cili ka 11 fitore kundrejt 2 të kroatit.

Top Channel