Evakuohet aeroporti i Mançesterit, raportime për një pako të dyshimtë

18/08/2016 00:00

Qindra pasagjerë janë evakuuar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Mançesterit në Angli pas raportive për një pako të dyshimtë.

Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin e pasagjerëve brenda terminalit 2, por nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pakon e dyshimtë.

Sipas mediave ndërkombëtare fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë.

Top Channel