FFK arkëton milionat, financohen dy projekte nga UEFA

18/08/2016 00:00

Federata e Futbollit e Kosovës ka përfituar dy projektet e para nga UEFA, vetëm pak muaj pasi është pranuar në këtë organizatë ndërkombëtare me të drejta të plota.

Projekti për rinovimin e kompleksit sportiv në Kastriot dhe rinovimi i objekteve të lehtësirave në stadium dhe krijimi i kushteve më të mira për mediat, janë dy projektet për të cilat FFK-ja ka fituar mbështetjen financiare nga UEFA.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri zyrtarizoi financimet së bashku me drejtuesin e planit ‘Hat trik” në UEFA, Thierry  Favre.

U zyrtarizuan gjithashtu sponsorët e Superligës së Kosovës me kampionion e ri që do të fitojë fillimisht 35 mijë Euro  e më pas kjo shumë do të shtohet nga kontratat e reja.

Top Channel