Arsenali me sytë nga Juventusi, 16 mln euro për lojtarin francez

16/08/2016 00:00

Arsenal hedh sytë nga Juventusi për gjetjen e elementëve përforcues për sezonin 2016/2017.

Sipas portalit “Tuttomercatowb.com”, drejtuesit e “Topçinjve” të Londrës kanë vënë në shënjestrën e tyre pikërisht mesfushorin Mario Lemina, për të cilin janë gati të ofrojnë 16 milionë euro.

Gjithnjë sipas këtij portali, Juventusi nuk dëshiron ta largojë më këtë çmim futbollistin dhe pretendimi i tyre i kampionëve të Italisë është për të paktën 20 milionë euro.

Top Channel