“Rio 2016”, rrebeshi pengon atletët

16/08/2016 00:00

Të hënën në mbrëmje, atletët e patën të vështirë të garonin pasi një shi i rrëmbyeshëm ra në Rio de Zhaneiro, ndërkohë që vrapuesit po realizonin provën kualifikuese në 110 metra me pengesa.

Braziliani João Vitor de Oliveira u rrëzua dhe rrëshqiti disa metra nga pista e lagur, ndërsa konkurrentët e hedhjes së diskut e kishin të vështirë, pasi disku i rrëshqiste nga duart.

Të gjitha garat u ndërprenë, për të vazhduar më vonë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel