Njësia Anti-terror: Arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

14/08/2016 00:00

Njësia e Antiterrorit në kryeqytet ka arrestuar ditën e sotme një 46-vjeçar maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shkupit.

Mësohet se 46-vjeçari i arrestuar është Imerli Avmeti, banues në Gostivar dhe se ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria Maqedonase për veprat penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga  neni 322 i Kodit Penal të vendit fqinj.

Pas ekzekutimit të vendimit të prokurorisë së vendit fqinj, njësia e antiterrorit ia ka kaluar materialet  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.

Top Channel