Veseli: Hasan Prishtina, model për ata që luftuan për lirinë e Kosovës

14/08/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar luftëtarin Hasan Prishtina, në 83-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka shkruar se diplomati Prishtina u shndërrua në model për ata që punuan për lirinë e Kosovës.

“Sot, në 83-vjetorin e rënies së tij, kujtojmë luftëtarin dhe diplomatin e madh të çështjes sonë kombëtare, Hasan Prishtinën. Me veprën e tij jetësore, ai u shndërrua në model të atdhetarisë për të gjitha gjeneratat, që punuan e luftuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Top Channel