Joao Mario pranë Interit për 50 milionë euro

12/08/2016 00:00

Interi ka në duar porrugezin Joao Mario. 23-vjeçari, zbulimi i Evropianit, është pranë firmosjes së kontratës me zikaltrit e Milanos. “Puzzle” mund të plotësohet këtë fundjavë me të gjitha modalitetet, teksa Interi siguroi më parë pëlqimin e futbollistit dhe tanimë dhe aprovimin e klubit.

Misioni i nisur nga agjenti Kia Joorabchian ka hyrë në rrugën e duhur dhe mesfushori do të jetë përforcimi i parë për trajnerin De Boer. Interi ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Joao Marion, ndërkohë që Sportingu i Lisbonës do të përfitojë 45 milionë euro, plus 5 bonus në rast kualifikimi në Champions.

Ardhja e Joao Marios mund të shkaktojë një reaksion zinxhir te Interi, ku disa futbollistë mund të dalin në merkato, mes tyre Melo, Medel si edhe Brozovic.

Top Channel