Këngëtarja Rihanna, së bashku me aktorët Anne Hathway, dhe Helena Bonham Carter janë në bisedime për të qenë pjesë e filmit “Ocean’s Eleven”, ku deri tani protagonistët e përzgjedhura femra janë Sandra Bullock dhe Cate Blanchett. 

Lajmi për filmin vjen vetëm një muaj pas lancimit të versionit të ri të komedisë, Ghostbusters e vitit 1980, por që këtë herë kasti i tij përbëhej vetëm nga aktorë si Melissa McCarthy dhe Kristen Wing.

Sipas raporteve të fundit, “Ocean’s 11”, është filmi i parë që pason filmin ku protagonistë ishin George Clooney dhe Brad Pitt. Historia ku George Clooney grabiti 3 kazino në Las Vegas i solli “Ëarner Bros” një fitim prej 450 milionë dollarë. Po ashtu seritë “Ocean’s 12” dhe “Ocean’s 13” kanë sjellë 670 milionë dollarë fitim për kompaninë.

Nuk dihet sesi publiku do të presë serinë e radhës, ku protagoniste do të jenë vetëm femra, pasi edhe realizimi pritet të jetë i vështirë. Aksioni dhe krimi janë subjekt i “Oceans 11”. Referuar komedisë “Ghostbusters”, që guxoi e para të sillte një version vetëm me aktore femra, rezultoi që traileri i tij të ishte më i papëlqyeri në historinë e videove në Youtube.

Top Channel