Habit Donald Trump: Kush ka armë të ndalojë Hillary Clinton

09/08/2016 00:00

Republikani Donald Trump sërish shkaktoi zemërim kur me shaka u sugjeroi mbështetësve të tij që të ndalin Hillary Clintonin, madje edhe me arëm.

“Hillary kërkon që të anulojë amendamentuin e dytë dhe nëse ajo i zgjedh vetë gjykatësit, ju s’mund të bëni asgjë. Por mbase njerëzit që duan amendamentin e dytë mund të bëjnë dicka-deklaroi trump.

Amendamenti i dytë i kushtetutës është ligji që u garanton amerikanëve të drejtën për të mbajtur armë.

Fjalët e nxjerra  mund të interpretohen në mënyra nga më të ndryshmet dhe kështu nga ndodhur. Në një miting elektoral në karolinën e jugut, trump tha se Clinton, nëse zgjidhet presidente do të përzgjedhë gjykatës liberalë në Gjykatën Supreme, gjë që kërcënon të drejtën për të mbatjur armë. Ai la të kuptohej se aktivistët për armëmbajtjen mund ta ndalnin Clintonin.

Reagimi ndaj Trump ishte i menjëhershëm, me shumë njerëz që e akuzuan se po nxit dhunë dhe po propozon mbase edhe eleminimin fizik të Clintonit. Por nga fushata e Trump i hodhën poshtë këto zëra, duke thënë se miliarderi njujorkez thjesht kërkon që të nxisë aktivistët që të votojnë.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Hillary.

“Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.

Pavarësisht paraqitjes së dobët në sondazhe, trump vazhdon me komentet e tij që shkaktojnë debat dhe duke se këto do të karakterizojnë fushatën deri në nëntor.

Top Channel