Futboll, i jepet lamtumira ikonës Lin Shllaku

09/08/2016 00:00

Figura të rëndësishme të sportit, artit dhe politikës i kanë dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të njohur të Partizanit dhe kombëtares së viteve ‘60, Lin Shllaku, i cili ndërroi jetë të hënën.

Pas homazheve që u mbajtën në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Sporteve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka e cilësoi si një humbje të madhe për sportin tonë ndarjen nga jeta të Shllakut.

Në homazhe morën pjesë edhe shumë ish-futbollistë të asaj kohe me të cilët Shllaku ka luajtur me fanelën e kombëtares së atyre viteve. Lin Shllaku pati një karrierë të pasur.

Me fanelën e Partizanit ai fitoi disa tituj kampion dhe 7 Kupa Republike. Në 70-vjetorin e themelimit, Klubi Partizani i akordoi atij edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Top Channel