Francë, Superkupa shkon sërish në favor të PSG-së. Mposht 4-1 Lionin

07/08/2016 00:00

Paris SG e ka nisur sezonin futbollistik me ritmin e duhur, duke i shtuar arsenalit të pasur të trofeve edhe Superkupën e radhës së Francës.

Parizienët e drejtuar nga trajneri Unai Emery shkatërruan 4-1 Lionin, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Klagenfurtit në Austri, një përballje ku kryeqytetasit dominuan edhe pse nuk kishin publikun e zakonshëm mbështetës.

Problemet muskulare ia mohuan Superkupën Cavanit, ndërsa dy lojtarë të tjerë ishin të skualifikuar, por lajm i mirë për kryeqytetasit francezë është rikthimi i Verratit, që u aktivizua për pak minuta. Javier Pastore i dha avantazhin parizienëve pas 8 minutash lojë, ndërsa në dhomat e zhveshjes, PSG-ja e pa veten nën supremacinë e 3 golave, pas atyre të shënuar nga Lukas dhe Ben Arfa.

Në 45-minutat e dyta, Layvin Kurzaëa rëndoi bilancin për rivalët, ndërkohë që Lioni shënoi të vetmin gol nderi 4 minuta nga fundi, me autor Toliso. Kjo ishte hera e pestë për PSG-në që fiton Superkupën e Francës, si dhe e katërta radhazi.

Top Channel