“Play-off”-i Europa League, shorti vë përballë Partizanin me Krasnodar

05/08/2016 00:00

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për “play-off”-in e Ligës së Europës, raund në të cilin do të marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare.

Partizani do të përballet rusët e Krasnodar. “Goglat” kanë evituar për “të kuqtë” përplasje me belgët e Anderlecht, anglezët e West Ham, sllovenët e Maribor, turqit e Fenerbahçe dhe grekët e Panathinaikos.

Ndërkohë që skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës do të përballet me belgët e Gent. Këto ndeshje do të luhen në datat 18 dhe kthimi më 25 gusht.

22 fituesit e “play-off”-it do të shkojnë më parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, shorti i së cilës do të hidhet në Monako, më 26 gusht.

Partizani do të luajë në Rusi ndeshjen e parë, më 18 gusht, pastaj atë të kthimit në “Elbasan Arena”, më 25 gusht.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel