Pezullimi i peshëngritësve, Rusia apelon vendimin

02/08/2016 00:00

Federata Ruse e Peshëngritjes ka apeluar vendimin që ka marrë Federata Botërore për të pezulluar peshëngritësit e saj nga Olimpiada e Rios.

Pak ditë nga hapja e aktivitetit më të madh botëror sportiv, Federata ruse është njoftuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë se çështja e tyre do të merret në konsiderate dhe seanca dëgjimore do të zhvillohet nesër.

Gjykata e Arbitrazhit ka dërguar disa përfaqësues të saj në Rio pas kësaj situate kaotike që është krijuar, ndërkohë që ka patur deri më tani rreth 11 çështje.

Me pezullimin e fundit nga Federata Botërore e Peshëngritjes përfitoi edhe Shqipëria një ftesë duke dërguar atje sportisten e gjashtë, peshëngritësen Evagjelia Veli.

Top Channel