Modelja: E zhgënjyer nga seksi me Messin

01/08/2016 00:00

Ndoshta në fushë është më i miri, por jashtë saj duhet “të përmirësohet”…sidomos në dhomën e gjumit.

Modelja argjentinase, Xoana Gonzalez ka mbetur e zhgënjyer nga sulmuesi. Në vitin 2011 ajo tregoi për “one night stand” me asin e Barcelonës dhe tashmë është rikthyer të bëjë të njëjtën gjë, këtë herë për një televizion peruan.

Xoana thotë se Messi i dërgoi truprojat për ta marrë.

“Kuptova që ishte shumë i turpshëm vetë dhe u gëzova pa masë kur e takova. Ishte idhulli im dhe isha kurioze ta provoja në shtrat”, deklaron Xoana.

Modelja thotë se ‘kanë biseduar për muzikën dhe se nuk e mban mend nëse Messi kishte apo jo të dashur në atë kohë’.

Dhe në fund, deklarata pikante…

“Pasi u njohëm pak, shkuam tek apartamenti i tij në Puerto Madero dhe nga një njeri që bredh fushën kryq e tërthor, pret një natë të zjarrtë, por nuk ndodhi kështu. Doja më shumë, por në një moment u ndjeva sikur isha shtrirë me një trup të ngrirë”, rrëfen modelja.

Sa të vërteta ka në rrëfimin e Xoana, vetëm ajo dhe vetë Leo e dinë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel