Kreu i BERZH takon Sejkon. Guvernatori: Rritja ekonomike, trajektore pozitive

27/07/2016 00:00

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti u prit në një takim zyrtar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kreu i Bankës Qendrore e ka njohur presidentin e BERZH-it me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Sejko theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozive, ndërsa sistemi financiar mbetet i shëndoshë.

Presidenti i BERZH-it vlerësoi Bankën e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit dhe u zotua se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, përmes financimit të projekteve të mëdha kombëtare.

Top Channel