17-vjeçarja mbeti shtatzënë pas përdhunimit, denoncon të afërmin e saj

26/07/2016 00:00

Policia e Korçës nisi procedimin penal ndaj një 29-vjeçari, i akuzuar për përdhunimin e një 17-vjeçarje.

Procedimi ndaj shtetasit L.L. nisi pas denoncimit të bërë nga 17-vjeçarja nga Korça.

Sipas dëshmisë së adoleshentes, ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe nga marrëdhënia me dhunë, ajo ka mbetur shtatzënë.

Sipas policisë së Korçës, autori dhe viktima kanë edhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Top Channel