Arda Turan drejt rikthimit në Turqi

25/07/2016 00:00

Arda Turan është vënë në shënjestrën e Beshiktashit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja turke “Fanatik”, sipas së cilës drejtuesit e këtij klubi dëshirojnë që ta marrin mesfushorin në formë huazimin për ta kthyer në vendlindje.

Arda Turan, që u transferua te Barcelona për 34 milionë euro, pati shumë vështirësi për t’u përshtatur me këtë skuadër.

Ardhja e Denis Suarez dhe Andre Gomes duket se ia ka bërë akoma më të vështira gjërat duke bërë që ai të marrë në konsideratë largimin nga “Camp Nou”.

Top Channel