Xhaka, deri në 2021-shin me Baselin, rinovon kontratën

24/07/2016 00:00

Ofertat për të nuk kanë munguar, por Taulant Xhaka nuk lëviz nga Baseli. Lojtari i kombëtares shqiptare rinovoi deri në vitin 2021 kontratën që e mban të lidhur me kampionët e Zvicrës.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të shtunën, Baseli njoftoi se Xhaka kishte rinovuar edhe për 3 vite të tjera, duke e çuar kontratën deri në vitin 2021.

Edhe pse nuk bëhen të ditur termat financiarë ky është padyshim një vlerësim nga ana e klubit për 25-vjeçarin me Bazelin që ka vendosur ta mbajë Taulant Xhakën larg tundimit të sirenave të merkatos me një kontratë që skadon kur futbollisti të jetë plot 30 vjeç.

Top Channel