PSG mendon për Robin Van Persie

23/07/2016 00:00

Pas largimit të Ibrahimovic drejt Manchester United në Premier League, te PSG duket se ka boshllëk në sulm.

Ekipi francez, që këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Emery ka arritur të trasferojë deri tani lojtarë mjaft cilësorë si Ben Arfa, Kychowiak dhe Meunier, por sërish drejtuesit e klubit vazhdojnë të jenë aktivë në merkato.

Mësohet se kampionët e Francës kanë kontaktuar me Robin Van Persie i cili ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar skuadrën dhe trajneri Emery ka dhënë pëlqimin e tij.

Kostoja e operacionit nuk do të jetë e lartë pasi për sulmuesin holandez, Fenerbahçe kërkon 7-8 mln euro.

Top Channel