De Laurentiis: Largimi i Higuain është tradhti!

20/07/2016 00:00

Tanimë është e qartë që Napoli po e humbet Higuain dhe këtë e ka shprehur edhe në konferencën për shtyp presidenti De Laurentiis.

Në fakt, bosi i Napolit nuk ka folur më për shifra, kohë apo mënyrë, ai ka folur si tifoz, pas pyetjeve provokuese të gazetarëve. “Transferimi te Juve do të ishte tradhti, për Higuain. Askush nuk mund të shkojë të këndojë poshtë tribunave të tifozëve himnin e qytetit. Do ishte absurd. Të gjithë e dinë tanimë që Napoli dhe Juve janë si macja dhe qeni. Do të ishte absurditeti më i madh nëse ai do të bënte një gjë të tillë”, u shpreh De Laurentiis, që pothuaj gjatë gjithë konferencës për shtyp ka përdorur ironinë në adresë të argjentinasit.

Kreu i klubit napolitan e kishte edhe një përgjigje nëse Juventusi do të paguante klauzolën prej 94 milionësh që ai ka për Higuain.

“Një manaxher i suksesshëm duhet që të bëjë pa Higuain. Riinvestimi i klauzolës do të ishte i rrezikshëm. Pse kjo shumë? Jam munduar të mbrohem. Edhe Cavani kishte një klauzolë për shitjen..”.

Ndërkohë De Laurentiis ka zbuluar se e vetmja skuadër me një ofertë konkrete për Higuain ka qenë Atletico Madrid, që sipas tij ka ofruar 60 milionë euro dhe 2-3 lojtarë si kompesim.

Top Channel