Aksident në Durrës, një e vdekur dhe një i plagosur. Arrestohet autori

17/07/2016 00:00

Një grua 53-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një burrë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Klejvi Maliqi, 25 vjeç, pasi dyshohet si shkaktari i aksidentit duke goditur me automjetin e tij dy këmbësorët.

Policia thotë se i riu kishte konsumuar alkool më shumë se normat e lejuara. Tani, ai akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel