SHBA, Sanders mbështet zyrtarisht Clintonin për presidente: Nevojitet unitet

12/07/2016 00:00

Ish-kandidati demokrat Bernie Sanders ka dalë zyrtarisht në mbështetje të ish-rivales së saj, Hillary Clinton, për presidente të Shteteve të Bashkuara, edhe pse në një shfaqje të vonuar gjatë kësaj të marte, duke argumentuar vendimin e tij me faktin se “është jetike që demokratët të qëndrojnë të bashkuar, në mënyrë që të mposhtin republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit”.

“Ajo do të jetë e nominuara demokrate për presidente, ndërsa unë kam ndërmend të bëj gjithçka mundem që të siguroj të gjithë se ajo do të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-ve”, tha Sanders përpara një turme tepër të zhurmshme, ku kishte edhe mbështetës të tij.

Pesë javë pasi Clintoni siguroi “de facto” nominimin presidencial mes demokratëve, pasi “de jure” pritet të shpallet në konventën partiake më vonë gjatë kësaj vere, senatori amerikan nga Vermonti i jep fund kështu fushatës së tij dhe iu bashkua ish-Sekretares amerikane të Shtetit në një miting të mbajtur në Portsmouth të Neë Hampshire, duke lënë kështu rivalitetin e ashpër pas krahëve.

“Më duhej të vija këtu dhe ta bëja sa më të qartë të mundshme, faktin se përse jam duke mbështetur Hillary Clintonin dhe pse ajo duhet të bëhet presidentja jonë e ardhshme”, tha Sanders.

Miratimi i Sandersit bëri bashkë mbështetësit më të shquar të partisë së krahut liberal në favor të Clintonit, më pak se dy javë përpara hapjes së Konvetës Kombëtare Demokratike në Philadelphia, ku Clinton pritet të zyrtarizohet si kandidate për presidente.

Clinton vet shpreson që dalja e tyre së bashku do ta ndihmojë atë të fitojë disa në mos të gjithë mbështetësit e Sandersit, disa prej të cilëve mbanin ende simbolet e mitingjeve dhe shpeshherë vërshëllenin mbështetësit e ish-sekretares.

Top Channel