Mark Clattenburg, arbitri i finales

08/07/2016 00:00

Anglezi Mark Clattenburg do të jetë arbitri i finales së “Euro 2016” mes Francës dhe Portugalisë, ndeshje që do të luhet të dielën në “Saint Denis”.

Në këtë mënyrë, ky arbitër do të kompletojë sezonin më të mirë të karrierës së tij, në të cilin arbitroi edhe finalen e Champions League dhe atë të Kupës së Mbretëreshës.

Me profesion elektricist, 41-vjeçari Clattenburg është gjyqtar profesionist që nga viti 2006.

Në këtë Evropian, Clattenburg ka arbitruar tre ndeshje: Belgjikë-Itali, Republikë Çeke-Kroaci dhe Zvicër-Poloni.

Top Channel