Hamilton e nis si kryesues Çmimin e Madh të Britanisë

08/07/2016 00:00

Botërori i Formulës 1 po përqendrohet gjithnjë e më shumë në duelin mes Hamilton dhe Rosberg. Pak ditë pas incidentit në xhiron e fundit të garës së Austrisë, incident që i dha fitoren e radhës britanikun, dueli është rindezur në provat e lira të Çmimit të Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone.

Sesioni i parë i këtyre provave është dominuar nga Hamilton, që e ndali kronomentrin në kohën 1.31.654. Vetëm 30 të mijëtat më ngadalë mbërriti në xhiron e tij më të shpejtë Rosberg, që u rendit i dyti.

Sërish një paraqitje të mirë ka bërë edhe Force India, që me Hulkenberg regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Vettel ishte pothuaj një sekondë më ngadalë se Hamilton, por më i shpëjtë se Ricciardo dhe shoku i skuadrës Kimi Raikkonen, që ndanë përkatësisht vendet 5 dhe 6.

Top Channel