F1, Vettel: S’pata asnjë sinjal për anomali. Goma shpërtheu papritur

03/07/2016 00:00

Menjëherë pas shpimit të gomës, që e detyroi gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, të dilte përpara kohe nga gara e Çmimit të Madh të Austrisë, piloti e analizon me qetësi situatën, por edhe me një ironi tallëse.

“E ndieva fundosjen e makinës, por goma shpërtheu nga hiçgjë, papritur e pakujtuar, – thotë Sebastian. – Gjithçka ishte normale, dukej sikur çdo gjë e kisha nën kontroll, madje edhe ritmi i garës ishte normal. Shpërbërje? Nuk e di çfarë ndodhi, deri në atë moment performanca ime ishte konstante dhe nuk kisha marrë asnjë sinjal negativ mbi çështjen e gomave”.

Më tej Vettel shpjegon edhe strategjinë e ekipit. “Kishim menduar që të bënim vetëm një ndalesë dhe të shkonim sa më gjatë të mundeshim me gomat e para, por tashmë kam mbetur pa fjalë dhe nuk kam çfarë të shtoj. Mbetet ende mister për mua, se përse goma dështoi në këtë farë mënyre”.

Top Channel