Tiranë, bashkia urbanizon zonën e rrugës “Isuf Balta”

26/06/2016 00:00

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin e njërës prej rrugëve që preket nga investimi në Bulevardin e Ri, deri më tani një zonë e pastabilizuar nga ana urbane.

Investimi në rrugën “Isuf Balta” lehtëson lëvizjen për mbi 4 mijë banorë dhe qarkullimin e mjeteve. Për kreun e bashkisë, Erjon Veliaj këto investime do të rrisin vlerën e pronës për banorët e njësisë 9.

“Për një qytetar, i cili para se kjo administratë të fillonte punë, kishte një shtëpi që mund të vlente 100 milionë lekë, sot ajo shtëpi vlen 115 milionë lekë. Besoj se është një lajm i mirë që me investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës, me pastrimin, me përmirësimin e infrastrukturës, prona e çdo qytetari të Tiranës mesatarisht është rritur me 15%”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u kërkoi qytetarëve të mirëmbajnë këto investime dhe deklaroi se brenda këtij mandati do të ndërhyhet në të gjitha njësitë e tjera.

Top Channel