Mbyllet faza e grupeve, ja cilat janë përballjet në 1/8

22/06/2016 00:00

Shqipëria e shpresoi kualifikimin deri në minutën e 93 të ndeshjes Portugali-Hungari dhe kjo jo më kot, por për faktin se tre herë hungarezët kaluan në avantazh dhe tre herë portugezët barazuan duke kaluar në fazën e radhës. Pas përfundimit të 2 ndeshjeve të darkës janë përcaktuar edhe 8 ndeshjet e radhës.

Belgjika mori vendin e dytë në grup pas fitores ndaj Belgjikës, ndërsa Italia që ishte në vendin e parë pavarësisht ndeshjes se tretë ku mund 0 me 1 nga Irlanda, e cila është ekipi i katërt britanik që shkon në 1/8.

Pas përcaktimit të 16 ekipeve që u kualifikuan për në fazën e radhës të këtij kompeticioni janë përcaktuar edhe 8 përballet sipas një skeme të vendosur më herët.

Përballjet në 1/8
Poloni-Zvicër
Uells-Irlandë e Veriut
Kroaci-Portugali
Francë-Irlandë
Gjermani-Sllovaki
Hungari-Belgjikë
Spanjë-Itali
Angli-Islandë.

Top Channel