Anijet kineze, sërish në ujërat territoriale të Japonisë

17/06/2016 00:00

Për të tretën herë në më pak se një javë, një anije ushtarake kineze është parë duke lundruar në ujëra territoriale japoneze, përreth ishujve Kitadaito, në oqeanin Paqësor.

Ministri japonez i Mbrojtjes, gjenerali Nakatano u shpreh “jashtëzakonisht i shqetësuar” pas konstatimit të rastit të fundit, në jug të arqipelagut.

Rastet e mëparshme janë verifikuar vetëm pak ditë më parë në ishujt Kuçinoerabu, ndërsa javën e kaluar në ishujt Senkaku, që kontestohen mes dy vendeve. Në këtë rast, ambasadori i Pekinit u thirr për sqarime që në orët e para të ditës nga qeveria e Tokios.

Dy vendet janë në bisedime për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Dy ministrat e Jashtëm u takuan muajin e kaluar për diskutime dhe u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar. Por deri sa të arrihet zgjidhja duket se tensionet do të vazhdojnë.

Top Channel