Notat për një ndeshje që nuk duhej humbur

15/06/2016 00:00

Një humbje që dhemb, por futbolli është i bukur kur na fushë vrapojnë futbollistët e kombëtares. 90 minuta shumë të lodhshme kundër një prej favoritëve të Europianit. Ja vlerësimet:

Berisha 6 – Në asnjë prej golave nuk ishte fajtor, por ajo që u vu re ishte një pasiguri jo vetëm në dalje, por edhe në daljet me këmbë.

Hysaj 8 – Bëri një ndeshje në kufijtë e perfektes, nuk humbi pothuaj asnjë dyluftim ne krah, ndërsa krosimet nga këmba e rij mbajnë gjithnjë era gol.

Ajeti 7 – Cana jo vetëm e ka patur zili, por me shumë siguri ka edhe shumë qetësi që vendin e tij po e lë në duar të sigurta, teksa po i afrohet fundit. Shumë i saktë në ndërhyrje dhe i koordinuar me Mavrajn.

Mavraj 7 – Ndeshje e shkëlqyer kundër një kundërshtari shumë sulmues. Me qetësinë e tij i jep shumë siguri dhe shokëve të skuadrës.

Agolli 6 – Neutralizoi në shumicën e rasteve iniciativat e Coman në krah. Munguan shumë inksionet në sulm, por me shumë karakter.

Kukeli 8 – Edhe pse duket sikur lëviz ngadalë më fushë, ai mendon shumë shpejt dhe me gjeometrinë i jep siguri lëvizjeve të skuadrës kur jemi më top dhe kur duhet ta fitojmë. Mungesë e madhe kundër Rumanisë.

Abrashi 8 – Ka vrapuar 11.5 km dhe ky është ritëm kampionësh. Në 90 minuta është parë në çdo sektor të fushës. Ka forcë, saktësi dhe ide. Nëse ju kujtohet fitoi dy herë radhazi dyluftimet me Pogba.

Memushaj 6 – Vrapoi shumë, krijoi mjaft mirë edhe kur ja çuam topin në këmbë, por energjitë i shterën shumë shpejt dhe në minutat fundit e ndihmoi pak skuadrën

Lenjani 6 – Vrapoi shumë, por vetëm në fazën defensive. Në minutat e para u rrënbye nga egoizmi, teksa provoi portën, ndërsa mund të pasonte për Memushajn.

Lila 5 – Dubloi shumë mirë në veprimet mbrojtëse, por nuk i dha asnjëherë shtysë skuadrës në lojën sulmuese. Edhe në lojën me kokë nuk arriti të përballonte luftën me Evra.

Sadiku 6 – Shumë luftarak e sulmoi kundërshtarin, e kërkoi topin por nuk u mbështet. Mund të meritonte më shumë nëse do ta përdornim si sulmues.

Xhaka 5 – Në ato minuta që ju dha mundësia nuk arriti të tregonte siguri. Ndihet i pasigurt dhe pa grintën e zakonshme.

Roshi 5 – Pritej më shumë në veprimet sulmuese, por bëri vetëm një krosim në 20 minuta lojë.

De Biasi 6 – Skuadrën e kishte përgatitur mirë për të marrë një pikë. Detyra të qarta për të gjithë. Vonoi dhe gaboi të zëvendësimet. Xhaka u vendos në një pozicion jo natural, Abrashi duhej të merrte pozicionin e Kukelit pas dëmtimit.

Top Channel