Cameron: Emigrantët në BE duhen falenderuar

15/06/2016 00:00

“Emigrantët në BE duhen falenderuar”. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron, në një kohë kur lobistët pro-Brexit i kanë sulmuar ashpër emigrantët.

Deklaratën e tij Cameron e ka bërë në seancën e njohur si Koha e Pyetjes në Parlament, në prag të referendumit të 23 qershorit.

Cameron ka bërë një apel të fuqishëm pro Bashkimit Europian, duke kujtuar kontributin e shumë qytetarëve që kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet europiane.

Së fundmi, në radhët e politikanëve britanikë që mbështesin daljen nga Unioni kanë qenë të shumtë ata që kanë sulmuar emigrantët, sidomos ata shqiptarë, edhe pse janë më të paktë në numër se ata polakë apo rumunë.

Top Channel