Cana prezanton linjën e veshjeve

10/06/2016 00:00

Lorik Cana me një linjë personale veshjesh. Kapiteni i kuqezinjve ka prezantuar së fundmi linjën e tij të veshjeve “LC5”, e cila në fakt duket shumë interesante dhe tërheqëse.

Në qendër të veshjeve të propozuara nga “LC5” janë simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Shqiponja apo mbishkrimet Albania mbi fanellë ashtu si dhe emri dhe logo e firmës “LC5”, janë ato që mbizotërojnë në veshjet e futbollistit, që kanë një stil vërtetë unik.

Top Channel