Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Perros Guirec

09/06/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Iv Lezhano” në Perros Guirec para ndeshjes së të shtunës me Zvicrën. Pas disa ditëve të ngarkuara fizike, pasditen e së enjtes skuadra kreu stërvitje me ngarkesë të ulët fizike, me shumë ushtrime relaksuese.

Në pjesën e dytë larg syve të kamerave, trajneri kreu disa ushtrime taktike duke përdorur dhe disa nga skemat që mund të aplikojë përballë Zvicrës.

 Kuqezinjtë do të lejnë hotelin në orën 11:00 të të premtes, ndërsa do të niset nga aeroporti i Lanion rreth orës 11:30 për në Lille, qytet që gjendet pranë Lens ku do të luhet dhe sfida e debutimit të Shqipërisë në Europian.

Stërvitja në stadiumin “Bollaert Delelis” është programuar për në orën 18:30 ndërsa në orën 17:45 përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel