Kosovë, rruga Gjilan-Prishtinë merr emrin “Beau Biden”

08/06/2016 00:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërtimin e rrugës Gjilan-Prishtinë me emrin e djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, i cili ka ndërruar jetë me 30 maj, 2015 në moshën 46 vjeçare.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se përmes kësaj Kosova po tregon falënderimin për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas per ShBA-të.

“Faktikisht është një gjest modest i yni por megjithatë është një mirënjohje e rëndësishme”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa po ashtu i uroi Enver Hoxhajt zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm dhe Hajredin Kuçit emërimin në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit te brendshëm.

“I uroj sukses në punë. Kam bindjen time qe me bashkëpunim dhe përkushtim do ti realizojmë objektivat tona”, tha ai.

Top Channel