Kombëtarja në optikën e “Corriere”

06/06/2016 00:00

Kemi fituar me meritë një vend mes më të mirëve të futbollit kontinental dhe të paktën edhe për dy javë, Shqipëria e futbollit do të ketë hapësirë në mediat prestigjioze sportive në prag të Euro 2016.

Këtë herë ka qenë “Corriere dello Sport” që vendosi theksin te arritjet e kuqezinjve, duke e cilësuar ekipin e shqiponjave, një seleksion që nuk do të ndalet së surprizuari.

Sipas gazetës prestigjioze, Gianni de Biasi, nuk do të frenohet me kaq në mrekullinë që bëri me Shqipërinë, debutuese në turneun e kësaj vere në Francë.

“Shqipërinë po e cilësojnë si ekipi më i butë i grupit, por në të vërtetë po tregon personalitet, ka lojtarë të mirë dhe një grup të unifikuar që marshoi pa pushim drejt një Europiani plotësisht të merituar”, thuhet mes të tjerave për ekipin shqiptar.
 
Për “Corriere”-n e Apenineve, Lorik Cana është lideri i padisikutueshëm dhe kjo jo vetëm 90 paraqitjeve me kuqezinjtë. por një tjetër pjesë e çmuar e mozaikut shqiptar është Taulant Xhaka, mesfushori energjik i Basel dhe protagonist i një derbi me vëllain e tij Granitin, me këtë të fundit me fanellën e Zvicrës.
 
Për Corriere dello Sport”, një tjetër lojtar që do të spikatë është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit mund të krenohet se nuk i lejoi asnjëherë formacionin këtë sezon, veteranit Maggio, dhe presidenti i ekipit shpreson që me një Europian të mirë, Hysajn ta shesë për të paktën 5 herë më shumë se çmimi 5 milionë euroi që i pagoi Empolit.

Top Channel