Ibra me shokë mundin Uellsin e Gareth Bale

05/06/2016 00:00

Suedia arriti fitore 3-0 ndaj Uellsit, në miqësoren që është e fundit për të dyja kombëtaret para Europianit. Ibrahimoviç fitoi betejën me Gareth Bale, i cili nuk e nisi ndeshjen nga fillimi.

Forsberg shënoi i pari në portën e britanikëve në minutën e 40, falë asistit të Zlatan Ibrahimovic. Në të 57-n, Lustig dyfishoi epërsinë e suedezëve, ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Guidetti që realizoi në të 87-n.

Për shkak të angazhimeve në finalen e Champions, Bale i është bashkuar i fundit grupit të lojtarëve të kombëtares, ndërsa në këtë takim luajti vetëm për gjysmë ore. Ylli sueidez, Ibrahimovic, u aktivizua për 60 minuta.

Ndërsa, Çekia bëri figurë të keqe në prag të Eropianit, duke u mundur 2-1në shtëpi nga Koreja e Jugut. Miqtë realizuan dy gola në pjesë të parë, ndërsa gjithçka që mundën të bënin çekët ishte goli i nderit me Suchy në pjesën e dytë.

Top Channel