Të aksidentuar, të përgjumur dhe një vodka pranë tyre

01/06/2016 00:00

Përfshirja në një aksident automobilistik është e tmerrshme, por jo për këta dy persona në Rusi.

Një video mjaft e veçantë është publikuar së fundmi në “Youtube”, e cila është kapur në Teriberka, në verilindje të Rusisë.

Në video duke një automjet i përmbysur në anë të rrugës, ndërsa dy personat që kanë qenë duke udhëtuar me të, ndodhen në gjumë dhe pranë tyre…një shishe vodka. 

Video është kapur nga një tjetër drejtues automjeti, i cili pasi kishte parë makinën e aksidentuar në anë të rrugës kishte ndaluar për t’i ardhur në ndihmë personave, por kur u afrua mbeti i habitur nga ajo që po shikonte. Ai tha se tentoi t’i zgjonte dy burra, por ata nuk ndjenin asgjë dhe vazhdonin gjumi me gërhima.

Komentet në rrjetet sociale thonë se dy personat kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dramatik, duke u bazuar te shishja me vodka.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel