Argjentina me probleme, dëmtohet edhe Biglia

01/06/2016 00:00

Shqetësimet vazhdojnë të shoqërojnë Argjentinën në prag të Copa America Centenario. Pas Javier Pastores, Ezequiel Lavezzit, viktimë problemeve u bë edhe Lucas Biglia.

Mesfushori i Lazios pësoi një dëmtim muskular duke u detyruar të braktisë stërvitjen, një dëmtim ky që e lë atë jashtë Copa Americas.

Në vendin e tij Martino vendosi të grumbullojë në skuadër Guido Pizzarro, futbollist i skuadrës Tigres. Martino nuk vendosi të zëvendësojë Pastoren e Lavezzin pasi shpreson te riaftësimi në kohë i tyre.

Një tjetër problem që ka Argjentina është edhe Lionel Messi që u dëmtua në miqësoren me Honduirasin.

Sipas mjekëve, gjendja e kapitenit të nënkampionëve të botës është përmirësuar, por 28-vjeçari është në dyshim për ndeshjen e parë të Argjentinës në Copa America që është ajo me Kilin më 6 qershor.

Top Channel