Atletico, lojtarët në unanimitet: Simeone të qëndrojë në krye të pankinës

30/05/2016 00:00

Futbollistët e Atletico Madrid nuk e dëshirojnë largimin e Diego Pablo Simeones. Trajneri argjentinas, pas finales së Champions League bëri një deklaratë të tillë, që la të nënkuptohej se ai edhe mund të largohej nga klubi spanjoll.

Futbollisti që u shfaq më i qartë në këtë çështje ishte Thiago Mendes, i cili theksoi se nuk kishte asnjë dyshim që Simeone do të vazhdojë të jetë në stolin e “Los Colchoneros”. Ndërsa Griezmann theksoi se Atletico është në këto nivele falë meritës së Simeones.

“Simeone na dha gjithçka, – ishte deklarata e sulmuesit francez. – Të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi arritur deri këtu për meritë të tij. Nuk na ka folur për mundësinë e largimit”.

“Ne futbollistët duam që trajneri ynë të qëndrojë përgjithmonë”, tha Carrasco. Ndërsa Koke deklaroi se, shpreson që Simeone të vijojë punën për realizimin e projektit të nisur ndërsa shtoi se, sido që të jetë vendimi i tij, ata do ta respektojnë atë.

Top Channel