“Djall-special”? Mourinho zyrtarizohet si trajner i United

26/05/2016 00:00

Jose Mourinho është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United. Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madrid ka mbyllur me sukses bisedimet me drejtorin ekzekutiv të “djajve”, Ed Woodward, duke arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford”.

“Speciali” firmosi kontratën në një hotel në Londër rreth orës 17:00, më kohën lokale, së të enjtes.

Portugezi ishte veshur me kostum dhe u pa ndërsa hynte në hotelin ku e prisnin zyrtarët e United dhe pasi gjithçka ishte formalizuar, Mou doli me një shishe verë në dorë.

Sipas mediave britanike, Mou ka firmosur për 3 vite dhe do të përfitojë 15 milionë paund në sezon duke e bërë njërin nga trajnerët më të paguar në botë.

“Speciali”, që ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Chelsea në dhjetor, do të zëvendësojë holandezin Louis van Gaal, i cili pati të njëjtin fat si të portugezit vetëm dy ditë pasi fitoi trofeun e Kupës FA ndaj Crystal Palace 2-1 në “Wembley”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel