Kampionati i “bodybuilding”

23/05/2016 00:00

24 pjesëmarrës nga i gjithë vendi morën pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtar të “Bodybuilding” që u mbajt në Gjirokastër. INBA Albania, apo gara për “bodybuilding natural fitness”, paralelisht garës, përcolli mesazhin e prezantimit të trupave natyralë pa stimulues hormonalë apo steroide.

Garuesit kanë kryer më parë analiza të nevojshme për të provuar faktin se nuk marrin substanca stimuluese.

Nikollaq Muço, fitues i INBA Albania, tha: “Këmbëngulëm që ta bënim dhe arritëm që ta bënim. Ky ka qenë suksesi më i madh i jetës sime”.

Rando Kukeli, kryetari i jurisë së kampionatit, tha se eventi është një përvojë për t’u ndjekur edhe në të ardhmen, ku shpreson të mos mungojnë as pjesëmarrëset femra: “Bëhet fjalë për një organizim serioz, që i jep prioritet djemve që kanë një karrierë më të thjeshtë dhe që nuk marrin substanca stimuluese”.

Pjesëmarrësit besojnë se ende mbëshetja për aktivitete me këtë natyrë mbetet minimale dhe në të njëjtin nivel edhe promovimi dhe edukimi për antidopingun dhe muskujt natyralë.

Top Channel