Greva, kaos, protesta, lëvizjet sociale kundër Euro 2016

22/05/2016 00:00

Përveç kërcënimeve terroriste që po mbajnë pezull frymën e gjysmës së kontinentit në prag të muajit të futbollit, organizatorët e Europianit 2016 duhet të bëjnë llogaritë edhe me lëvizjet sociale që do të influencojnë në turne.

Që nga grevat e taksistëve, pilotëve të avionëve apo protestat e profesionistëve të lirë, shumë sindikata kanë pranuar se po mendojnë që t’i shtojnë pak kaos, aktivitetit futbollistik që nis në 10 qershor dhe përfundon në 10 korrik.

CGT dhe Sud Rail që janë dy linjat hekurudhore kryesore në Francë kanë kërcënuar se mund të paralizojnë trafikun në rast se kërkesat e tyre ekonomike nuk do të merren parasysh. Objektivi është i thjeshtë, të përfitojnë nga vëmendja e botës së futbollit për ta përdorur si presion në rritjen e pagave.

Por kanë paralajmëruar gjithashtu protesta edhe punëtorët e zonave industriale, të rafinerive të naftës në Francë që ashtu si kolegët e hekurudhave, kërcënojnë përmes Euro 2016.

Ditë të tëra aksioni në qytetet ku do të luhen ndeshjet, në pak fjalë do të duhen “nerva çeliku” për tifozët në Paris, Nis, Tuluz, Bordo, Marsejë e shumë qytete të tjera.

Nëse këtyre do t’i shtohen edhe grevat e zakonshme të pilotëve të “Air France”, dhe dyqaneve të duhanit që kërkojnë të shesin pa taksa gjatë muajit të futbollit, atëherë, masat për sigurinë duhet të shtohen ndjeshëm në vendin transalpin.

Top Channel