Skënderbeu në “Guinness”, skuadra e vetme që fiton 6 herë resht titullin kampion

19/05/2016 00:00

Skënderbeu futet në historinë e futbollit tonë si skuadra e vetme që e ka fituar këtë trofe për 6 vjet më radhë.

Nuk mbetet prapa edhe Mirel Josa, arkitekti i këtij ekipi kampion që me pjesëmarrjen në grupet e Europa League theu dhe rekordet e çdo ekipi shqiptar në arenën europiane.

Trajneri i korçarëve po i afrohet edhe rekordit të Selman Stërmasit dhe Zini Gjinalit si trajnerët me më shumë tituj kampion.

TCH: Është titulli i pestë për ju si trajner dhe barazoni një nga legjendat e Tiranës, siç është Myslym Alla. Si ndjeheni për këtë fakt?

“Ndjehem shumë i nderuar pasi i kam fituar titujt me dy skuadra të ndryshme. Si me Tiranën, por edhe me Skënderbeun në katër vite rresht nuk kam zhgënjyer asnjeri”, shprehet Josa.

Edhe pse ende nuk ka festuar me trofeun e kampionit në dorë, Josa nuk humbet kohë dhe hedh shikimin më larg. Ai është i hapur për çdo ofertë dhe shigjeton presidencën e klubit për një projekt të ri.

“Jam i hapur, por varet nga shumë gjëra që nuk kanë lidhje me anën ekonomike”, deklaroi Josa.

Top Channel