Spanja zbardh skuadrën e “Euro 2016”, jashtë Torres e Costa

17/05/2016 00:00

Fernando Torres, Diego Costa dhe Juan Mata nuk do të jenë pjesë e Spanjës në finalet e kampionatit që do të startojë në fillim të muajit të ardhshëm në Francë.

Trajneri Vincente del Bosque ka bërë publike listën paraprake me 25 futbollistë të “Furia Roja”, ku të bien në sy mungesa emrash të njohur dhe me një kontribut të madh edhe në ekipin kombëtar të Spanjës.

Edhe pse është finalist i Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid, Fernando Torres nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Ashtu si ai, një fletë-thirrje nuk e kanë marrë as Diego Costa, Mata, Alcacer, Callejon dhe Valero.

“Kam bërë vetëm një telefonatë përpara se të zbardhja listën. Telefonova Sergio Asenjo për të mësuar gjendjen e tij. Do të jetë me ne në listën B”.

Kështu i ka shpjeguar zgjedhjet e tij Del Bosque në konferencën për shtyp.

Në listën e tij janë 25 emra, 2 prej të cilëve do të hiqen për fazën finale, por ajo që e shqetëson më shumë trajnerin spanjoll është fakti që Spanja ka 3 skuadra në 2 finalet e fundit të sezonit, Champions League dhe Europa League.

“Kemi bërë zgjedhje të vështira, por nuk kemi rrugë tjetër”, tha del Bosque.

Ja dhe lista e plotë e Spanjës:

Portierë: De Gea, Casillas, Rico Mbrojtës: Sergio Ramos, Piqué, Carvajal, Jordi Alba, Bartra, Azpilicueta, San José, Juanfran

Mesfushorë: Bruno Soriano, Busquets, Koke, Thiago Alcantara, Iniesta, Isco, David Silva, Fabregas, Saul

Sulmues: Pedro, Morata, Nolito, Aduriz, Lucas Vazquez

Lista rezervë: Sergio Asenjo (Villarreal), Bellerín (Arsenal), Jony (Sporting), Pau López (Espanyol), Diego Llorente (Rayo), Jorge Meré (Sporting), Marco Asensio (Espanyol), Denis Suárez (Villarreal), Wiliams (Athletic), Fornals (Málaga), Oyarzabal (Real Sociedad).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel