Vidal, idhull në Kili, stadiumi merr emrin e tij

16/05/2016 00:00

Arturo Vidal po përjeton një moment të paharrueshëm në karrierën e tij.

Mesfushori është kampion i Amerikës Latine me Kilin si dhe ka fituar tituj kampionë në Itali e Gjermani me Juventus e Bayern Munchen dhe vlerësimet që i bëhen janë mëse të merituara.

Nderimi më i fundit që i është bërë me siguri është edhe më emotivin për ish-mesfushorin e skuadrës Colo colo.

Në San Joaquin, komuna ku ka lindur dhe është rritur Vidal, stadiumi është “pagëzuar” me emrin e tij dhe është quajtur Stadiumi “Arturo Vidal”.

Vetë Vidal, nëpërmjet profilit të tij në “Instagram” publikoi disa fotografi të impiantit ku shprehu mirënjohjen për këtë nderim, duke kërkuar që të vijohet me promovimin e sportit në vendin e tij.

Pas mbylljes së kampionatit në Gjermani, Vidal tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Pizzi për “Copa America Centenario”.

Top Channel